Aeroporti Atatürk

Aeroporti  Ataturk i Stambollit eshte aeroport internacional kryesor ne Stamboll, Turqi (i ndjekur nga Aeroporti Internacional Sabiha Gökçen) dhe aeroporti me  numrin me te madh te pasagjereve  ne Turqi. Ky aeroport qe ka filluar aktivitetin e tij ne vitin 1924 eshte i vendosur ne Yeşilköy, ne anen europiane te qytetit, 24 km ne perendim te qendres se qytetit. Ne vitin 1980 aeroporti u emeruar Aeroporti Internacional Ataturk ne nder te themeluesit te Republikes Turke, Mustafa Kemal Ataturk ne vitin 2013 i ka sherbyer me teper se 51 milion pasagjereve duke u renditur i 17-ti midis aeroporteve me te perdoruara ne bote. Po kete vit ishte aeroporti i peste me i perdorur ne Europe, direkt pas Amsterdamit.

Ne vitin 2013 ne ceremonine e ndarjes se cmimeve te Air Transport News, Aeroporti Ataturk i Stambollit u zgjodh Aeroporti i Vitit. Gjithashtu ky aeroport eshte zgjedhur si Aeroporti me i mire i Europes ne kategorine 40-50 milion pasagjere ne vit per vitin 2013 ne ndarjen e cmimeve Skytrax Airport.

 

SHERBIMET ne AEROPORTIN te STAMBOLLIT

Sherbimi ne Aeroportin Ataturk te Stambollit eshte ne permiresim te vazhdueshem per t’i sherbyer numrit gjithmone e me te madhe te pasagjereve me infrasturukturen innovative te terminaleve te aeroportit.

1.Transferimi midis  terminaleve

Shkallet levizese dhe travelatoret sherbejne si rruge levizese midis terminaleve.  Drejtimet e levizjes per nga qendra e Stambollit per ne aeroport mund te verehen gjate gjithe rrugeve.

2.Financa dhe komunikimi

Aeroporti ka banka, zyra kembimi valutor, ATM dhe zyra postare si ne terminalet nacionale ashtu dhe ne ato internacionale.

3.Ushqimi dhe shopping

Me baret, restorantet,kafenete dhe vendet ku gatuhet fast food te hapura 24/7, aeroporti ka lulezuar me aktivitetet 24 oreshe ne brendesi te aeroportit. Gjithashtu me dyqanet duty-free dhe bazaret origjinale ne terminalet internacionale.

4.Sherbimi per personat me aftesi te kufizuar

Aeroporti disponon nje numer te konsiderueshem tualetesh per personat ne karrige me rrota dhe shume ashensore te pershtatshem per personat me aftesi te kufizuar. Gjithsesi pacienteve u kerkohet qe te flasin me aeroportin ose agjensite e udhetimit ne lidhje me karrigen me rrota.

5.Hotelet

Ne strukturen e terminaleve internacionale ka agjensi udhetimesh qe mundesojne rezervimin e hotelit per udhetaret ne cdo kohe, 24/7. Hoteli Istanbul International Airport mund te rezervohet ne cdo kohe ne terminalet internacionale duke ofruar nje numer prej 85 dhomash, salla konferencash, palester dhe sherbime bisnesi. Gjithashtu ofrohen akomodime per disa ore.

 

6. Sherbime te tjera

Humbja e bagazheve mund te raportohet ne zyrat e Terminalit Internacional si zoterim i humbur. Mundesohet sherbimi 24/7 i dorezimit te bagazheve.

 

TERMINALET

Aeroporti Ataturk ka kater terminale:

·         Terminali 1, per fluturimet kombetare(vendase)

·         Terminali 2, per fluturimet nderkombetare

·         Terminali 3, per fluturimin e mallrave

·         Terminali i Aviacionit te Pergjithshem

 

TRAFIKU

Aeroporti Ataturk akoma vuan problemin e mbingarkeses se pasagjereve dhe te mallrave; ai renditet midis vendit te 30 dhe 40 ne bote persa i perket trafikut te pasagjereve dhe te mallrave, duke dorezuar mbi  947,000 tone ngarkese (mallra dhe dergesa postare) dhe mbi 32.1 milion pasagjere ne vitin 2010.numri total i pasagjereve eshte dyfishuar ne pese vitet e shkaura, dhe trafiku kombetar eshte kater-fishuar. Ka arritur kapacitetin e 14 milion pasagjereve nderkombetar ne vit dhe 10 milion psagjere kombetare ne vit, kapacitet ky qe perballohej me veshtiresi ne vitet 2007-2008. Zona me e madhe kosmopolitane e Stambollit pritet qe te jete e kerkuar nga 35 milion pasagjere nderkombetare dhe 25 milion pasagjere kombetare (vendas) ne vit duke filluar nga viti 2015. Aeroporti Ataturk e ndan trafikun e udhetareve dhe mallrave me Aeroportin Nderkombetare Sabiha Gökçen I cili ndodhet ne Anadoll (pjesen Aziatike te Stambollit), qe ka nje trafik vjetor te pasagjereve prej vetem 11.1 milion pasagjere ne vitin 2010. Te dy aeroportet mundesojne sherbimin e fluturimeve kombtare dhe nderkombetare ne Stamboll.

Nje aeroport i renditur i treti per nga madhesia ne Stamboll (Istanbul New Airport) po planifikohet ne menyre qe te plotesohen nevojat gjithmone e ne rritje te udhetimeve kombetare dhe nderkombetare, si nje burim, destinacion dhe pike tranziti. Eshte perzgjedhur tashme nje zone ne bregun europian te Detit te Zi. Pas kesaj Aeroporti Ataturk do te vazhdoje punen me fluks me te vogel pasagjeresh dhe ngarkesash.

Aksesi (Hyrja)

Ka disa menyra per te udhetuar ndermjet Aeroportit Nderkombetar Ataturk dhe qendres se qytetit.

·         Sherbimi i metrove: sherbimi i metrove me agjensine Istanbul Metro M1A eshte i disponueshem midis Aksaray dhe Aeroportit Nderkombetar Ataturk. Linja kalon midis disa zonave kryesore ne anen Europiane te qytetit, duke perfshire ketu dhe stacionin e autobusit. Metroja i transporton pasagjeret ne Aksaray per 30-40 minuta. Kostoja e perafert eshte 0.75 euro per nje rruge.

·       Sherbimi i transportit te aeroportit: ky sherbim mundesohet nga Havataş, qe eshte nje nga kompanite kryesore te transportit rrugor ne Turqi. Autobuset nisen cdo gjysm ore per ne Bakırköy, Yenikapı, Aksaray, Taksim Square. Gjithashtu, ka nje terminal trageti te shpejte ne Bakırköy qe lidh terminalet e Bostancı dhe Kadıköy. Autobuset Havaş udhetojne midis aeroportit dhe terminalit te tragetit te shpejte ne varesi te orareve te nisjes dhe te mberritjes se tragetit.

·         Autobuset Urbane: autobuset urbane shkojne gjithashtu ne Taksim, Etiler dhe Kozyatağı. Kjo eshte nje alternative me e ngadalte udhetimi por shume me e lire se Havaş.

 

·         Vetura: ne aeroport mund te futesh nga rruga bregdetare,  rruga nderkombetare D-100 dhe TEM (Trans Europian Motorway)

LINI MESAZHIN TUAJ!

Lini nje mesazh dhe ne do ju pergjigjemi

Ju mund te ngarkoni fotot, analizat dhe radiografite tuaja
Pacientet

Lexo me tej
Trajtimet me te Fundit

Lexo me tej
Oferta

Lexo me tej
Me Shume