Syte - Okulistike

Departamenti i Okulistikës  ofron trajtimin e te gjitha patologjive te syrit me mjeket me pervoje dhe tekonologji moderne. 
Më poshtë  renditen disa nga procedurat e kryera në departamentet tona okulistike: 
Kirurgjia e kataraktit (perdes se syrit)
·         Fako-emulsifikim me IOL monofokale dhe multifokale
·         Kapsulotomi me lazer YAG
 
Operacianet kirurgjikale te kataraktes ne spitalin tone realizohen me metoden me te perdorur sot ne bote e njohur i  shkurtimisht me emrin Fako, permes nje hapjeje te  vogel, vendosete nje  kristalini te jorigid brenda kapsules se lentes. Gjate nderhyrjes aplikohet vetem anestezi lokale, keshtu shumica e pacienteve ne moshe te re nuk kane nevoje per anestezi te pergjitheshme. Pacienti del nga 
spitali 1-2 ore pas nderhyrjes kirurgjikale. Te neserrnen kur vjen per kontroll hiqet fashoja nga syri. 
Per pacientin nuk ka kufizime si: ngritja e peshave te renda. perkulja e trupit, larja ne dush e vaske.

Kirurgjia refraktive:

·         LASIK (Teknologjia Lazer femtosekond, Wavefront LASIK, LASIK Q Mode, LASIK drejtuar nga Topografia)
·         PRK
·         Lasek
·         Lente intraokulare Phakic
·         Intacs
 Sëmundjet e kornesë dhe transplantet
·         Diagnoza dhe Trajtimi Keratokonusit
·         Topografia e kornesë, Pentacam
·         Intacs me lazer femtosekond
·         PTK
 Diagnoza e Sëmundjeve Retinale dhe Trajtimi
·         Angiografi e fundusit te syrit me Fluroscein
·         Angiografi e Gjelbër Indocyanin
·         OCT makulare
·         Trajtimi me Lazer Argon (retinopati diabetike dhe hipertensive)
·         Trajtimi Fotodinamik (Degjenerim makular i lidhur me moshën)
·         Kirurgji Vitreoretinale
Semundjet e retines (shtresa qe siguron pamjen) mund te vijne si pasoje e faktoreve te ndryshem. Diabeti, çrregullime arteriale si hipertensioni, ndryshime si degjenerimi i makules (njolles se verdhe) mund te shkaktojne situata serioze si shkolitje te retines. humbje te te parit, deri tek humbja e syrit. Ne departamentin tone, krahas teknikave te nevojshme per diagnostikimin e ketyre semundjeve si angiografi e syrit, realizohen me sukses aplikimet me lazer qe perderen per trajtim. Ndersa ne rastet kur nuk merret rezultat nga keto nderhyrje trajtimi realizohet nepermejt nderhyrjeve te ndryshme kirurgjikale. Si operacionet qe behen ne sy per shkolitjen klasike te retines (dekolman), ashtu edhe kirurgjia brenda syrit qe zbatohet ne rastet e hemorragjise brenda syrit, shkolitjet  e medha te retines ose vitreoretinopati (kirurgjia vitreoretinale) realizohen me sukses nga kirurge me eksperience te ekipit tone.

 Kirurgjia Okuloplastike
·         Kirurgjia  e kapakut të syrit
·         Operacione të Sistemit lakrimal
·         Proteza syri dhe Trajtimi Botox i syrit.
      Nderhyrjet qe behen per zhbllokimin e kanalit te lotit (dakriocistorinostomi endoskopike), çrregullime qe jane te lindura apo te fituara. 
      Renia e kapakeve te syve nderhyrjet ne deformime apo tumore.
  
Diagnoza e Glaukomas dhe Trajtimi
·         ekzaminimi i Fushës pamore
·         OCT-RNFL (Tomografia koherence optike)
·         HRT-3 (Tomografia retinale Heidelberg)
Glaukoma (tensioni i syrit), eshte nje semundje e syve qe ne qofte se nuk trajtohet shkakton humbje te shikimit. Ne kliniken tone te syve realizohet matja e tensionit te syrit. Percaktimi e fushes pamore me kompjuter, matjen e trashesise se kornese (pakimetri) te nevojshme keto per diagnostikimin dhe trajtimin dhe ndjekjen e glaukomes. Ndersa tek pacientet qe kerkohet nje trajtim tjeter perveç atij medikamentoz kryhen nderhyrje kirurgjikale te suksesshme per tensionin e syrit.

Kirurgjia e strabismus dhe Trajtimi Orthoptik
Trajtimi i strabizmit (vengerise) ne çdo moshe ne spitalin tone realizohet me syze ose ane te nderhyrjes kirurgjikale.
 
Neuro-oftalmologjia dhe Testet Elektrofiziologjike
 

Lentet e Kontaktit

Ne kliniken tone te syve perdoren me sukses lentet me hidrogjen prej silikoni qe jane fjala e fundit e shkences qe eshte arritur ne lentet e buta te kontaktit qe perdoren ne korrigjimin e te defekteve te refraksionit. Lentet prej silikoni me hidrogjen sigurojne nje pershkueshmeri te larte te oksigjenit dhe nje konfort te shkelqyeshem permes veçorise se lagies; perdoren bashke me lentet ne rastet kur pacienti eshte miop, hipermetrop, astigmat deri ne nje shkalle te caktuar. Lente multifokale (per larg-afer) dhe ne trajtimin e disa semundjeve te kornese si syri i thate. 

LINI MESAZHIN TUAJ!

Lini nje mesazh dhe ne do ju pergjigjemi

Ju mund te ngarkoni fotot, analizat dhe radiografite tuaja
Pacientet

Lexo me tej
Trajtimet me te Fundit

Lexo me tej
Oferta

Lexo me tej
Me Shume