Ligamenti Kruciat Anterior

UDHERREFYES i PACIENTIT per DEMTIMIN e

LIGAMENTIT KRUCIAT ANTERIOR

 

Ligamenti kruciat (i kryqezuar) anterior eshte ligamenti i gjurit qe demtohet me shpesh. Personat qe pesojne demtime te ligamentit te kryqezuar te perparem jane me se shumti ata qe merren me aktivitet atletike. Me rritjen e vendit qe po ze sporti ne jeten tone te perditeshme sidomos dekadat e fundit, po rritet dhe numri i personave qe kane demtime te ketij ligamenti te gjurit. Ky demtim, keto 15 vitet e fundit, ka qene ne qender te vemendjes te kirurgeve ortoped, te cilet kane arritur te kryejne operacione shume te suksesshme per riparimin e ligamentit kruciat anteriror.

 

Ky udherrefyes do t’ju informoje mbi:

  • Pritshmerite e kirurgut tuaj per rastin ne fjale
  • Cfare dnodh gjate nderhyrjes
  • Pritshmerite pas nderhyrjes

 

Anatomia

Ku ndodhet ligament kruciat anteriror (ligament i kryqezuar i perparem) dhe cili eshte funksioni i tij?

Ligamentet jane struktura te forta indore qe lidhin fundet kockore. Ligament kruciat anterior –LCA ndodhet ne qender te artikulacionit te gjurit, duke kaluar nga pjesa e pasme e femurit per tu lidhur ne pjesen e perparme te tibias (kockes se kercirit).

LCA kalon neper nje hapesire te vecante ne femur te quajtur hapesira interkondilare dhe fiksohet ne nje pjese te tibias te quajtur dhembi tibial.

LCA eshte struktura kryesore qe kontrollon sa mund te leviz tibia perpara nen femur. Nqs tibia leviz shume perpara atehere ligament mund te rupturohet (cahet). LCA eshte ligament i pare qe tendoset kur gjuri shtrihet. Nqs gjuri shtyhet mbi kete pike ose  ben hiperekstension LCA mund te rupturohet.

Struktura e tjera te gjurit gjithashtu mund te demtohet kur gjuri perdridhet me force, si psh nje goditje ne futboll. Jo rralle verehen dhe rupture te ligamentit kolateral medial te gjurit dhe te meniskut lateral qe eshte nje strukture e bute ne formen e shkronjes U e vendosur ne pjesen e jashtme t egjurit midis tibias dhe femurit.

 

Shkaqet e demtimit te LCA

Shkaku kryesor i demtimit te LCA eshte aktiviteti sportive. Jane te shumte llojet e sporteve qe jane te lidhur me rupturen e LCA. Incidence te larte per keto demtime kane sportet qe kerkojne qe shputa e kembes te jete e shtrire dhe trupi te ndryshoje drejtim ne manyre te menjehereshme si psh basketbolli. Futbolli gjithashtu eshte nje sport qe shkakton rupture te LCA shume shpesh, ne kete sport kombinohen dis faktore si mbajtja shtrire e shputes se kembes, ndryshimi i menjehereshem i drejtimit te trupit dhe prania e rrezikut per kontakt trupor. Skite ne siperfaqe te tatepjeta jane gjithashtu burim i shpeshte demtimesh te LCA, sidomos pas daljes ne treg te cizmeve te skive qe arrijne deri ne pulpe. Keto cizme e transmetojne forcen goditese gjate rrezimit ne gju, ne vend qe ta shperndajne ate ne kerci dhe ne kycin e kembes. LCA demtohen vecanerisht kur gjuri perdridhet me force ose shtrihet me shume sec duhet (hiperekstension). Shume pacient referojne se degjojne nje kercitje te forte kur ligament cahet dhe kane ndjesine sikur gjuri leviz nga vendi.

Numri i demtimeve te LCA-se eshte rritur shume. Kjo eshte pjeserisht e lidhur me rritjen e pjesemarrjes se tyre ne aktivitete atletike. Studimet tregojne se atletet femra kane probabilitet 2-4 here me te larte se atletet meshkuj per te pesuar ruptura/carje te LCA.

Studime te fundit kane vene ne dukje faktore te ndryshem qe kondtribuojne ne rritjen e rrezikut per rupture te LCA ne femra. Eshte vene re se muskujt e kofshes ne atletet femra jane me pak te forte se ne atletet meshkuj.  Kjo do te thote se femrat nuk mund te sigurojne gjunje te tyre, dmth qe kane me pak mbrojtje gjuri gjate aktivitetit fizik. Gjithashtu muskujt e kofshes punojne ndryshe ne meshkuj dhe ne femra.

Muskuli kuadriceps (ne pjesen e perparme te kofshes) ne femra,  punon shume forte gjate perthyerjes se gjurit. Kjo e terheq tibian perpara, rrit tensionin mbi LCA-ne duke e vene ne rrezik per rupture (carje)

Nderkohe qe, muskuli biceps (ne pjesen e pasme te kofshes) ne femra pergjigjet me ngadale sesa ne meshkuj. Normalisht muskuli biceps (ne pjesen e pasme te kofshes ) mbron tibian nga rreshkitja e terpruar perpara.  Ne femra, pergjigja e ngadalte e keij muskuli ben qe tibia te rreshkase perpara me shum sec duhet duke tendosur LCS-ne. Studime te tjera tregojne se LCA ne femra mund te jete me i dobet si pasoje e veprimit te hormonit femeror, estrogjen. Te gjithe bashke keto faktore mund te shpjegojne pse femrat kane rrezik me te larte per tu prekur nga ruptura e LCA sesa meshkujt.

 

Simptomat

Simptomat qe shfaqen pas ruptures se LCA variojne nga rasti ne rast. Zakonisht, artikulacioni i gjurit enjtet pak kohe pas demtimit. Kjo eshte si pasoje e gjakosjes ne brendesi te artikulacionit te shkaktuar nga carja e eneve te gjakut ne ligamentin e demtuar. Instabiliteti qe vjen nga ruptura e LCA i shakton pacientit nje ndjesi pasigurie dhe te levizjes se gjurit nga vendi, sidomos kur perpiqe te ndryshoje drejtimin e gjurit. Mund te duket sikur gjuri do te rreshkase perpara.

Dhimbja dhe enjtja pas demtimit fillestar kalojne pas 2-4 javesh, por gjuri mund te vazhdoje te ndihet i paqendrueshem. Simptomat e pasigurise dhe paqendrueshmerise se gjurit jane ato qe duhen trajtuar. Gjithashtu nje faktor i rendesishem per te vendosur per trajtim eshte dhe fakti qe pas nje periudhe kohore te gjate instabiliteti/paqendrueshmeria e gjurit cojne ne artrit te hershem te gjurit.

 

Diagnoza

Historia e semundjes dhe ekzaminimi fizik i pacientit jane dy faktore shume te rendesishem per vendosjen e diagnozes se ruptures ose demtimit te LCA. Ne demtimet akute (te menjehereshme), enjtja eshte je tregues i sakte.  Rregulli i gishtit te madh eshte nje rregull i mire qe perdorin ortopedet, ai konsiston ne faktin se cdo enjtje e tensionuar qe ndodh brenda dy oreve pas demtimit te gjurit zakonisht shkaktohen nga grumbullimi i gjakut ne brendesi te artikulacionit te gjurit, ajo qe quhet hemartroze. Nqs enjtja ndodh nje dite pas demtimit, me shume mundesi eshte pasoje e pergjigjes inflamatore.

Vendosja e nje gjilpere ne artikulacionit e enjtur dhe aspirirmi/drenimi i sa me shume likidi (lengu) te jete e mundur e lehteson  enjtjen dhe i jep informacion te dobishem mjekut. Nqs gjate drenimit te gjurit del gjak, ne 70% te rasteve kjo do te thote se LCA eshte care. Ky likid gjithashtu mund te tregoje nese eshte demtuar ose jo kerci artikular.

Gjate ekzaminimit fizik mjeku  do te percaktoje sa eshte demtuar LCA dhe nqs jane demtuar ose jo ligamentet e tjera ose indi kercor i gjurit.

Mjeku mund te kerkoje qe te beni nje radiografi per te perjashtuar nje thyerje kockore. Ligamentet dhe tendinet nuk duken ne radiografi, por gjaku ne brendesi te artikulacionit mund te jete dhe si pasoje e nje thyerje ne strukturat e gjurit, ose kur copetohen pjese nga siperfaqa e artikulacionit. Rezonanca magnetike eshte ekzaminimi  me i sakte nepermjet te cilit mund te vendoset menjehere diagnoza e ruptures se LCA pa e pare fare gjurin. Rezonanca magnetike MR eshte nje ekzaminim shume i mire per te pare LCA. Gjate ketij  ekzaminimi perdoren vale magnetike ne vend te rrezeve X per te treguar indet e buta e organizmit. Ne kete menyre perftohen imazhe ne prerje te holla te zones se interest. Zakonisht ky ekzaminim kryhet per te pare demtimet ne menisqet ose ligamentet e gjurit. Ky ekzaminim eshte i padhimbshem dhe nuk ka nevoje per injeksione ose lende kontrasti.

Ne raste se historia e semundjes dhe ekzaminimi fizik te cojne drejte diagnozes se ruptures se LCA atehere rekomandohet artroskopia per te konfirmuar diagnozen duke percaktuar shkaktarin e ketij problem ne gju. Artroskopia eshte nje operacion qe konsiston ne futjen e nje fibre optike mikroskopike qe ka nje kamere ne artikulacionin e gjurit qe i mundeson kirurgut te ekzaminoje strukturat ne brendesi te gjurit;kercit, ligamenteve dhe menisqeve. Ne pjesen me te madhe te rasteve diagnoza e ruptures se LCA vendoset pa pasur nevojen e perdorimit te artroskopise edhe pse ndonjehere LCA mund te riparohet nepermjet kesaj procedure.

 

Trajtimi

Trajtimi Jokirugjikal

Trajtimi fillestar i LCA te rupturuar ka per qellim uljen e dhimbjes dhe te enjtjes se gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore si paracetamoli mund te ndihmojne ne uljen e simptomave.Mund te jete e nevojshme qe te perdorni paterica derisa te mund te ecni pa caluar. Pjesa me e madhe e pacienteve instruktohen te peshojne normalisht mbi gju gjate ecjes. Artikulacioni mund te kete nevoje te drenohet me nje gjilpere per te hequr gjakun ne artikulacion.

Shume paciente mund te bejne terapi fizike per trajtimin e demtimeve te LCA. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull,elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur lart.

Ushtimet perdoren per te ndihmuar ne rifitimin e levizjeve te artikulacionit dhe muskujve. Keto ushtrime fillohen menjehere me qellim qe te rifitohen sa me shpejt levizjet e gjurit. Keto ushtrime perfshijne perdorimin e nje biciklete te palevizeshme, terheqje e lehte (stretching) dhe shtypje mbi gju e sushtruar nga fizioterapisti. Ushtrimet gjithashtu jepen per te forcuar muskujt e kofshes. Me lehtesimin e simptomave dhe rritjen e fuqise ju do te beni ushtrime me specifike per te permiresuar stabilitetin e gjurit.

Mund te perdoret nje gjunjez per LCA-ne e cila zakonisht behet me dore per cdo pacient specifikisht. Ajo ka qellim te permiresoje stabilitetin e gjurit kur LCA nuk funksionon sic duhet. Gjunjeza rekomendohet zakonisht kur gjuri eshte jostabel dhe nuk eshte ne plan kirurgjia. Sic u permend edhe me siper, nje LCA i rupturuar qe nuk riparohet shume shpejt con drejt artritit te gjurit.  Ne keto raste mjeket pershkruajne perdorimin e gjunjezes per te parandaluar demtimin e artikulacionit te gjurit si pasoje e demtimit te ligamentit. Gjunjeza e LCA sherben per te mos lejuar qe gjuri te leviz nga vendi gjate nje aktiviteti te moderuar. Gjithsesi, ajo jep nje ndjesi jot e vertete sigurie dhe nuk e mbron dot gjurin gjate aktiviteteve sportive qe kerkojne kercim/hedhje, rrotullime ose ndryshime te shpejta te drejtimit. Shume kirurg ortoped rekomandojne perdorimin e gjunjezes edhe pas nderhyrjes kirurgjikale per nje vit. Keshtu qe dhe po  te vendosni t’i nenshtroheni kirurgjise, gjunjeza eshte je investim i mire pasi gjithsesi do te perdoret.

 

Kirurgjia

Ne rast se simptomat dhe instabiliteti i gjurit nuk mund te mbahen ne kontroll me gjunjezen dhe programin e rehabilitimit, atehere rekomandohet kirurgjia. Qellimi kryesor i nderhyrjes kirurgjikale eshte te mos lejoj tibian te levize perpara nen kocken e femurit me shume sec duhet dhe gjuri te rimarr funksionin e tij normal.

Edhe kur kirurgjia eshte e domosdoshme, shume ortoped kerkojne qe pacientet e tyre te bejne disa séance fizioterapia para nderhyrjes. Kjo behet per te reduktuar enjtjen dhe per t ebere te mundur qe gjuri te drejtohet plotesisht. Ne kete manyre ulet gjithashtu rreziku per fibroze (shenja) brenda gjurit dhe sherimi eshte me i shpejte.

 

Metoda artroskopike

Pjesa me e madhe e kirurgeve tashme preferojne te rindertojne LCA-ne duke perdorur nje pjese tendini ose ligament per te zevendesuar LCA-ne e rupturuar. Kjo nderhyrje zakonisht realizohet nepermjet artroskopit. Kjo kirurgji eshte kirurgji e mbyllur dhe kirurgu nuk ka nevoje te hape artikulacionin, por vetem ben prerje te vogla mbi te. Artroskopi perdoret per te pare artikulacionin e gjurit ne brendesi, nderkohe qe kirurgu operon.  Pjesa me e madhe e nderhyrjeve per rindertimin e LCA-se nuk kerkojne shtrim ne spital te pacientit dhe shume prej tyre shkojne ne shtepi te njejten dite pas nderhyrjes. Disa te tjere qendrojne nje ose dy nete ne spital sipas nevojes.

 

Grafti i tendinit patelar

Nje graft (pjese zevendesuese) qe perdoret per te zevendesuar LCA-ne eshte tendini patellar, i cili lidh kupen e gjurit (patelen) me kocken e kercirit (tibian). Kirurgu heq je shirit te holle nga tendini patelar per ta perdorur  ne zevendesimin e LCA-se.

 

Grafti i tendinit te muskulit biceps femoral

Kirurget gjithashtu perdorin graft nga tendini i muskulit biceps femoral (muskuli ne pjesen e pasme t ekofshes) per te rindertuar LCA-ne e rupturuar. Ky graft merrret ne nje nga tendinet e ketij muskuli qe fiksohen ne kocken e kercirit (tibia) direkt poshte gjurit. Grafti i perdorur per te rindertuar LCA-ne merret nga nje tendin i muskulit biceps femoral te quajtur semitendinousus. Ky tendin kalon perms pjeses se brendeshme te kofshes dhe te gjurit. Kirurget shpesh perfshijne dhe nje pjese tjeter te tendineve te muskulit te pasem te kofshes qe eshte ngjitur me ate semitendinosus te quajtur gracilis. Duke u formuar nga 3-4 shirita tendinoze, ky graft ka pothuajse te njejten force si grafti nga tendini patelar.

 

Rindertimi me alograft

Per rindertimin e LCA-se mund te perdoren material te tjera gjithashtu. Ne disa raste perdoret alografti qe eshte indi qe merret nga nje person tjeter. Ky ind perftohet nga dhuruesit e indeve dhe organeve ne momentin e vdekjes se tyre dhe qe ruhet ne banken e indeve, ku kontrollehet per pranine e infeksioneve, sterilizohet dhe ruhet ne ngrirje. Ne momentin qe nevojitet,kirurgu e porosit dhe e perdor per te rindertuar LCA-ne. Alografti mund te jete marre nga tendini patelar, tendinet e muskujve te pasem te kofshes ose tendini i Akilit ne pjesen e pasme te thembres.

Pjesa me e madhe e kirurgeve perdorin alograftin e tendinit patelar, pasi tendini vjen bashke me kocken origjinale te kapur ne te dy pjeset fundore te graftit (nga patela dhe tibia). Kjo e lehteson fiksimin e alograftit ne vendin e duhur. Avantazhi i perdorimit te alograftit eshte se kirurgut nuk i duhet te marre pjese te tendineve te tjera te trupit gjate nderhyrjes per ti perdorur si graft. Gjithashtu operacioni zgjat me pak sepse grafti merret gati .

 

Rehabilitimi

Rehabilitimi jokirurgjikal

Rehabilitimi jokirurgjikal i LCA-se se rupturuar zgjat 6-8 jave. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull, elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur lart. Gradualisht shtohen ushtrimet per te permiresuar harkun e levizjeve te gjurit dhe per ta fuqizuar ate. Ne rast se mjeku juaj rekomandon perdorimin e gjunjezes, fizioterapisti do ju ndihmoje ta gjeni dhe ta perdorni ate.

Ju mund te rifilloni aktivitetin sportive kur muskujt tuaj kane arritur pothuajse nivelin e plote te forces, kur gjuri juaj nuk enjtet ne menyre te herpashershme dhe nuk keni problem me gjurin kur nisni levizjen.

 

Pas kirurgjise

Pjesa me e madhe e kirurgeve keshillojne pacientet e tyre te bre fizioterapi pas nderhyrjes per rindertim te LCA-se. programi i rehabilitimit mund te zgjase 4-6 muaj pas kirurgjise ne menyre qe te marrim rezultatet maksimale te rindertimit kirugjikal te LCA-se. Fillimisht do te keni 2-3 seanca fizioterapie ne jave. Nqs kirurgjia dhe rehabilitimi shkojne ashtu sic jane planifikuar, ju mund te merrni nj eprogram ushtrimesh qe do ti beni ne shtepi dhe te takoheni me terapistin tuaj cdo disa jave per nje periudhe 4-6 mujore.

 

 

 

 

 

LINI MESAZHIN TUAJ!

Lini nje mesazh dhe ne do ju pergjigjemi

Ju mund te ngarkoni fotot, analizat dhe radiografite tuaja
Pacientet

Lexo me tej
Trajtimet me te Fundit

Lexo me tej
Oferta

Lexo me tej
Me Shume